Mohamed Salah shënoi emrin e tij në librat e rekordeve të mërkurën, duke u bërë lojtari afrikan me më shumë gola në historinë e Ligës së Kampionëve.
Superylli egjiptian shënoi në fitoren 2-0 të Liverpullit ndaj Bolonjës, duke e çuar numrin e golave në 45 në garën më të madhe evropiane për klube.
Me këtë rast Sallah kalon legjenen nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, të cilin më parë e kishte barazuar me 44 gola. Ky moment historik forcon statusin e Sallahut si një nga futbollistët më të mëdhenj të futbollit të Afrikës.
Arritja e jashtëzakonshme e Sallahut nënvizon qëndrueshmërinë dhe fuqinë e tij në skenën më të madhe, duke forcuar vendin e tij në mesin e më të mëdhenjve të të gjitha kohërave të Ligës së Kampionëve
Me këtë rekord, Sallah vazhdon të frymëzojë një brez të ri futbollistësh dhe tifozësh afrikanë në mbarë botën.