Pas tetë ndeshjeve pa humbje në Landesliga, vjen humbja e parë për Kosovën e Dusseldorfit.
Skuadra shqiptare me gjithë angazhimin nuk doli të paktën me një pikë në ballafaqim me Holzheimer SG.
Mysafirët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj kuqezinjve.
Renditja – pesë të parët
1. Kosova 9 6 2 1 26:8 20
2. VfL Jüchen-Garzweiler 8 6 2 0 23:10 20
3. Remscheid 6 1 1 17:9 19
4. ASV Süchteln 8 5 3 0 23:9 18
5. SSV Bergisch Born 8 4 2 2 22:16 14
“Ekipi ynë, humbi sot për herë të parë këtë sezon në ndeshjen kundër Holzheimer SG me rezultat 1:2.
Golin e vetëm për skuadrën tonë e shënoi Fatlum Ahmeti në minutën e 14’.
Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, nuk arritëm të rikthehemi në lojë pas disavantazhit. Forca Kosova, vazhdojmë përpara!
Do të vazhdojmë me përkushtim dhe motivim për ndeshjet e ardhshme!
Faleminderit të gjithë tifozëve që ishin të pranishëm në ndeshjen e sotme dhe na mbështetën deri në fund. Përkrahja juaj është gjithmonë shtytje e madhe për ne, edhe në momentet e vështira. Së bashku do të rikthehemi më të fortë! Forca Kosova!”, ka njoftuar FC Kosova.