L’Equipe e viziton FC Prishtinën dhe trajnerin francez, e përmend edhe Zhegrovën

Futboll

L’Equipe e viziton FC Prishtinën dhe trajnerin francez, e përmend edhe Zhegrovën

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 20:20
Jean-Michel Cavalli

Kryetrajneri i FC Prishtinës, Jean-Michel Cavalli është vizituar nga gazetarët e mediumit të njohur francez, L’Equipe.

Në moshën 67-vjeçare, Cavalli vendosi të përqafojë një sfidë të re, duke pranuar ofertën e FC Prishtina me synimin për ta çuar ekipin drejt suksesit në arenën evropiane. ‘Jam këtu për të bërë Evropën,’ thotë Cavalli për L’Equipe, duke nënvizuar dëshirën e tij për të çuar klubin në kompeticione ndërkombëtare.

FC Prishtina, e cila operon me një buxhet prej 2 milionë eurosh dhe ka një skuadër me shtatë kombësi të ndryshme, është e njohur për formimin e talenteve si sulmuesi i Lille, Edon Zhegrova.

Cavalli sheh potencial të madh te këta lojtarë të rinj dhe është i vendosur të ndajë përvojën e tij të gjerë me ta, duke i ndihmuar të rriten si individë dhe si ekip.

“Jam këtu për të bërë Evropën, sepse është ajo që më mungon,” thekson trajneri francez.

Kam përjetuar momente të mëdha me kombëtaret e Algjerisë dhe Nigerit, apo me klube si Wydad Casablanca, Al-Hilal, USM Alger, Ittihad i Aleksandrisë dhe madje edhe Lille, të cilën e shpëtova mrekullisht në Ligue 1 në vitin 1996. Nga tridhjetë e pesë vjet karrierë, rreth njëzet i kam kaluar jashtë vendit, ku nganjëherë duhej të kishe ‘guxim të madh’ për të përballuar disa sfida!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat