Lazio fiton, Ajax e Galatasaray hap 'fals' në transfertë

Futboll

Lazio fiton, Ajax e Galatasaray hap 'fals' në transfertë

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 20:49
Rezultatet

Mbyllen 17 sfidat e para në Europa & Conference League.

Nga 9 dhe 8 përballje në secilin kompeticion ku golat dhe surprizat nuk munguan.

Tottenham bëri detyrën duke mposhtur 1-2 Ferencvaros, ndërsa Lazio shkëlqeu ndaj Nice duke e mposhtur thellë 4-1.

Real Sociedad u mposht nga Anderlecht në shtëpi, ndërsa Galatasaray dhe Ajax bënë një hap fals duke u ndalur në barazim ndaj Riga e Herdi Prengës dhe Slavia Prague respektivisht.

Në Conference League sfida kryesore ishte ajo mes Legias dhe Real Betis e cila u mbyll me fitoren e polakëve me rezultatin minimal 1-0. Noah e Erald Çinarit mposhti pastër 2-0 Mlada Boleslav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat