Mungesat në repartin e sulmit bëjnë me “dhimbje koke” Sylvinho-n

Futboll

Mungesat në repartin e sulmit bëjnë me “dhimbje koke” Sylvinho-n

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 21:01
Trajneri Sylvinho

Trajneri Sylvinho po mendon për listën e lojtarëve që do të thirren për sfidat e tetorit në “Nations League”.

Reparti i sulmit vazhdon të jetë një problem i madh për trajnerin. Broja vazhdon të jetë ende i dëmtuar, ndërsa Manaj i cili u dëmtua fill pas ndeshjeve të Kombëtares në muajin shtator është ende larg rikuperimit.

Këto mungesa kanë bërë që trajneri brazilian të mendojë për rikthimin në skuadër të Myrto Uzunit, i cili po kalon njw formë të shkëlqyer në La Liga 2 me Granadan. Mungesat lirojnë hapësirën edhe për Mirlind Dakun, i cili pritet t’a nisë titullar ndeshjen e radhës.

Një alternativë e re për sulmin mendohet të jetë Indrit Tuçi, shok skuadre me Qazim Laçin. Kjo pritet të jetë ftesa e parë për të në Kombëtare.

Dy të rinjtë e grumbulluar radhën e kaluar, Agim Zeka dhe Sebastian Spahiu duket se nuk e kanë fituar besimin e trajnerit brazilian ndaj dhe nuk do të jenë pjesë e listës kësaj here.

Kujtojmë se Kombëtarja luan 2 sfida jetike për të ardhmen në grup, të dyja në transfertë përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Grumbullimi për këto dy sfida nis më 7 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat