U luajtën mbrëmjen e sotme prej orës 18:45, tëtë duelet e vlefshme për Ligën e Konferencës, ku u shënuan në total plot 25 gola.
Interesant është fakti se në fushën e lojës zbritën 3 futbollistë shqiptarë, të cilët arritën të festonin me triumf.
Bëhet fjalë për Nazmi Gripshin, i cili u aktivizua titullar, në duelin që Astana fitoi ndaj serbëve të TSC me rezultatin 1-0, ndërkohë që nga stoli u aktivizua edhe Jurgen Celhaka, i cili u fut në minutën e 74-t, në triumfin 1-0 të Legias së Varshavës ndaj spanjollëve të Betis, si dhe Erald Çinari, që është pjesë e armenëve të Noah.
Sulmuesi shkodran u inkuadrua në minutën e 69-të, në duelin ndaj Mlada Boleslav, ku skuadra e tij fitoi me rezultatin 2-0..