Emrat e mëdhenj po e vëzhgojnë

Futboll

Emrat e mëdhenj po e vëzhgojnë

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 21:12
Paamje nga njjë ndeshje

I freskët nga një “hat-trick” i bukur, i arritur ndër të tjera në më pak se një pjesë, në Ligën e Kampionëve në suksesin e madh të Borussia Dortmund kundër Celtic (7-1),

Karim Adeyemi ka tërhequr vëmendjen e disa emrave të mëdhenj në Evropë. Bild, në fakt, shkroi se Liverpool tashmë ka dërguar disa skautë më shumë se një herë për ta vëzhguar nga afër. Arsyeja? Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe për momentin nuk bëhet fjalë për rinovim.

Prandaj, verën e ardhshme epoka e gjatë e ish-sulmuesit të Romës dhe Fiorentinës në Anfield mund të përfundojë dhe kështu Reds do të thirren për ta zëvendësuar atë.

Dhe profili i Adeyemi duket se është i përsosur, për sa i përket kartës së identitetit dhe karakteristikave teknike. Borussia Dortmund, megjithatë, është e qetë pasi ish-lojtari i Salzburgut është i lidhur me kontratë deri në vitin 2027 dhe është gati të gjuajë lart: kërkesa financiare është mbi 50 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat