Valon Berisha e ka gjetur golin në Ligën e Konferencës për skuadrën e tij LASK Linz.
Skuadra austriake po luan me Djurgardens para tifozëve të saj, derisa Berisha ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 26-të.
Ylli kosovar fitoi një duel me portierin dhe nga një pozitë e vështirë realizoi gol të bukur për t’i dhënë epërsinë LASK-ut.
Ky ishte goli i tretë i Berishës këtë edicion me fanellën e LASK në të gjitha garat.