Nga shkurti i ardhshëm, të paktën në letër, Harry Maguire do të jetë i lirë të nisë bisedimet me çdo klub tjetër dhe më pas të largohet nga Manchester United si lojtar i lirë në verë.
Marrëveshja skadon në qershor 2025, por fjala e fundit ende nuk është thënë, pasi “Djajtë e Kuq” kanë ende një opsion për zgjatjen e marrëveshjes.
Sigurisht, do të ishte paksa paradoksale, pasi Maguire është kritikuar shpesh nga publiku dhe nuk ka qenë asnjëherë zgjedhja e parë për Erik ten Hag.
Megjithatë, për të mos e humbur si lojtar të lirë, klubi anglez po mendon të aktivizojë opsionin e rinovimit dhe ta shtyjë skadimin e kontratës në qershor 2026.
Por pse? Në “Old Trafford” ata janë të vetëdijshëm se pozicioni i Ten Hag është larg të qenit i sigurt dhe se një trajner i ri mund të punësohet së shpejti nëse holandezi vazhdon të bëjë keq.
Dhe nëse pasardhësi përfundimtar i Hag do ta vlerësonte Maguire, mund të imagjinohej edhe qëndrimi i tij afatgjatë.
Kështu ka shkruar portali britanik “Football Insiders”.