Rangers para shikuesve të vet ka pësuar humbje me rezultat 4:1 nga Lyoni, në takimin e xhiros së dytë të Europa League.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Nedim Bajrami, është paraqitur nga minuta e parë për Rangers nga Skocia.
Bajrami është zëvendësuar në minutën e 81-të.
Për mysafirët shënuan Fofana (10' e 55'), Lacazzete (19' e 45+1') dhe për vendasit realizoi Lawrence (14').
Lyon ka 6 pikë e Rangers vetëm 3 sosh.