Futbollisti i kombëtares së Kosovës, MiIot Rashica dhe ai i Shqipërisë, Ernest Muçi, janë paraqitur nga minuta e parë por me Besiktasin dështuan para shikuesve të vet.
Besiktas ka pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Eintracht Frankfurt, në takmin e xhiros së dytë të Europa League. Immobile i Besiktasit dështoi nga penalltia në minutën e 27-të.
Muçi asistoi në minutën e 90+3, ku Masuaku ngushtoi humbjen.
Për vendasit shënoi Masuaku (90+3’) dhe për skuadrën gjermane Marmoush (19' - nga penalltia), Dina Ebimbe (22’), Knauff (82’).
Rashica është zëvendësuar në minutën e 63-të. Eintracht ka 4 pikë e Besiktas asnjë pikë.