Rashica e Muçi titullarë, Besiktas dështon

Futboll

Rashica e Muçi titullarë, Besiktas dështon

Nga: K.G. Më: 3 tetor 2024 Në ora: 23:09
Pamje nga ndeshja

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, MiIot Rashica dhe ai i Shqipërisë, Ernest Muçi, janë paraqitur nga minuta e parë por me Besiktasin dështuan para shikuesve të vet.

Besiktas ka pësuar humbje me rezultat 3:1 nga Eintracht Frankfurt, në takmin e xhiros së dytë të Europa League. Immobile i Besiktasit dështoi nga penalltia në minutën e 27-të. 

Muçi asistoi në minutën e 90+3, ku Masuaku ngushtoi humbjen.

Për vendasit shënoi Masuaku (90+3’) dhe për skuadrën gjermane Marmoush (19' - nga penalltia), Dina Ebimbe (22’), Knauff  (82’). 

Rashica është zëvendësuar në minutën e 63-të. Eintracht ka 4 pikë e Besiktas asnjë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat