Me këtë ndeshje nis xhiro e tetë e Superligës

Futboll

Me këtë ndeshje nis xhiro e tetë e Superligës

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Në këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Sot do të zhvillohet ballafaqimi i parë ku ndeshen Ferizaj dhe Dukagjini.

Të dy skuadrat po kalojnë nëpër një formë shumë të dobët të rezultateve, andaj lufta për tri pikë në këtë ballafaqim do të jetë shumë e fortë.

Dukagjini ka gjashtë pikë në vendin e tetë, kurse Ferizaj është i nënti me katër pikë. Ndeshja do të zhvillohet në Ferizaj me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat