Befason Deschamps, lë tre yje jashtë listës së Francës përfshirë edhe Mbappen

Futboll

Befason Deschamps, lë tre yje jashtë listës së Francës përfshirë edhe Mbappen

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 09:34
Didier Deschamps, Mbappe

Didier Deschamps ka lënë tre yje jashtë ekipit të tij të Francës teksa ‘Gjelat’ po përgatiten që të përballen me Izraelin dhe Belgjikën më vonë gjatë këtij muaji.

Franca do të luajë ndaj Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve në ‘Bozsik Arena’ të Hungarisë më datë 10 teotr për shkak të konfliktit të vazhdueshëm mes Izraelit dhe Gazës.

Ata më pas do të udhëtojnë për t’u përballur me Belgjikën në ‘King Baudouin Stadium’ në Bruksel më datë 14 tetor.

Por ata do të jenë pa yllin e Real Madridit, Kylian Mbappe në të dyja këto ndeshje, pasi ai nuk është ftuar fare.

Sidoqoftë, ai ia doli që të rikuperohej në kohë për humbjen shokuese 1-0 ndaj Lilles në Ligën e Kampionëve.

Deschamps gjithashtu nuk i ka ftuar as mesfushorët N’Golo Kante dhe Adrien Rabiot, ndërsa Antoine Griezmann së fundmi është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar.

Përzgjedhësi i Francës për të mbuluar mungesat e këtyre lojtarëve, i ka ftuar Christopher Nkunkun, Michael Olise dhe Bradley Barcola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat