Tifozët e Besiktasit e vërshëllyen Ernest Muçin gjatë ndeshjes, reagon trajneri i tyre pas këtij veprimi

Futboll

Tifozët e Besiktasit e vërshëllyen Ernest Muçin gjatë ndeshjes, reagon trajneri i tyre pas këtij veprimi

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 09:35
Ernest Muçi

Mbrëmë (e enjte) Besiktasi pësoi humbje në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Evropës.

Përkundër atmosferës impozante në stadiumin ‘Tupras Stadyum’ në Stamboll, të besuarit e Giovanni Van Bronckhorst nuk ia dolën që të marrin tri pikët.

Paraqitja e lojtarëve të Besiktasit në këtë sfidë i irritoi tifozët deri në atë masë sa që ata filluan t’i vërshëllejnë ata.

Në mesin e ‘viktimave’ të vërshëllimave, ishte edhe ylli shqiptar Ernest Muçi i cili disa herë gjatë ndeshjes u vërshëllye nga tifozët.

Kjo duket se nuk i ka pëlqyer aspak teknikut holandez i cili u bëri thirrje këtyre tifozëve që vërshëllyen Muçin dhe të tjerët, të mos vijnë më në stadium.

“Ata që vërshëllyen lojtarët tanë në një ndeshje si kjo dhe ata që mendojnë se lojtarët tanë nuk luajnë mirë, atëherë të mos vijnë më në stadium”, ka thënë Van Bronckhorst pas përfundimit të takimit.

Muçi luajti 90 minuta në këtë sfidë, ndërsa Milot Rashica i cili po ashtu e nisi si titullar, u zëvendësua në minutën e 64-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat