180 mijë euro për Dejvi Bregun

Futboll

180 mijë euro për Dejvi Bregun

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:01
Dejvi Bregu

Një lajm i mirë për Dejvi Bregun vjen nga FIFA. Futbollisti i Dinamos ka arritur të fitojë gjyqin me klubin turk, Umraniyespor.

Tek këto të fundit ka luajtur disa muaj në sezonin 2023-2024, para se të kalonte më pas në Poloni.

Sipas vendimit të FIFA-s klubi turk duhet t’i paguajë futbollistit vlonjat shumën prej 167.500 eurove.

Kjo shumë do t’i jepet për shkak të pagave të pa marra dhe prishjes së njëanshme të kontratës nga ana e klubit.

Këtu shtohen edhe interesat dhe Bregu në total fiton 180 mijë euro nga kjo çështje.

Një shumë e konsiderueshme kjo për lojtarin, i cili tashmë ëhstë rikthyer në Shqipëri, pas aventurës në Turqi dhe Poloni. Me fanellën e Dinamos në këtë sezon ia ka dalë të shënojë edhe 2 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat