Zbardhet lista kuqezi, rikthehen Muçi, Ajeti dhe Daku

Futboll

Zbardhet lista kuqezi, rikthehen Muçi, Ajeti dhe Daku

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:05
Lista

Lista e Kombëtares për ndeshjet e tetorit, kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, sapo është bërë publike.

Bie në sy rikthimi i Muçit, Uzunit dhe Dakut. Në anën tjetër risi e Silvinjos është Adrion Pajazit siç Panorama Sport kishte zbuluar, ndërsa mungon Rei Manaj.

Po ashtu dhe Armando Broja, i cili po vuan një dëmtim. Indrit Tuci që ishte mundësi e mundshme ndërkohë, nuk është thirrur për takimet e 11 dhe 14 tetorit. 

LISTA E PLOTË:

Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Enea Mihaj, Marash Kumbulla, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Ernest Muçi, Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Mirlind Daku, Myrto Uzuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat