Laçi pa trajner

Futboll

Laçi pa trajner

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:09
Francesco Passiatore

Humbja me Teutën mbushi “kupën” e Armando Cungu, me timonierin shkodran që u largua nga skuadra e Laçit menjëherë pas kësaj disfate.

Drejtuesit e bardhezinjve prej ditësh po kërkojnë një timonier dhe ende nuk kanë mundur të kenë një emër të zgjedhur.

Ditën e sotme Laçi do të përballet me Dinamon në “Elbasan Arena”, takim i vlefshëm për javën e 8-të të Superiores.

Për këtë sfidë skuadrën do ta drejtojë përgatitësi atletik i kurbinasve, Francesco Passiatore.

Ky i fundit u bë pjesë e Laçit pak kohë më parë, ndërsa tashmë nuk përjashtohet mundësia që 53-vjeçari të drejtojë Laçin edhe në vazhdim nëse kalon me sukses “provën” me ekipin e Ilir Dajës.

Ndërkohë kujtojmë se dy nga emrat e shumë përfolur për të drejtuar kurbinasit janë Marco Jovanovic dhe Artan Mërgjyshi. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë pas sfidës së sotme dhe kush do të jetë më pas trajneri i bardhezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat