Guardiola është i preferuari

Futboll

Guardiola është i preferuari

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:21
Guardiiola

Sipas Sky Sports UK, ka të reja të rëndësishme në lidhje me pankinën e Anglisë. Pas humbjes në finalen e Euro 2024 kundër Spanjës, Gareth Southgate i tha lamtumirë kombëtares dhe u zëvendësua (përkohësisht) nga Lee Carsley.

Emrat e Graham Potter, Eddie Howe, Jürgen Klopp dhe Thomas Tuchel janë hedhur poshtë.

Prandaj, synimi për verën e ardhshme është Pep Guardiola, aktualisht trajneri i Manchester City me kontratën që i skadon më 30 qershor 2025 dhe nuk është aq i sigurt për rinovimin e saj.

Shumë, nëse jo gjithçka, do të varet nga rezultatet e procesit në të cilin klubi është i përfshirë. Spanjolli nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të trajnuar një ekip kombëtar dhe Anglia mund të jetë mundësia perfekte, veçanërisht një vit para Kupës së Botës 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat