Sylvinho: Ju tregoj pse riktheva Abrashin

Futboll

Sylvinho: Ju tregoj pse riktheva Abrashin

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:34
Shqipëria

Sylvinho ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e këtij muajit. 24 futbollistë kanë marrë ftesën e brazilianit për duelin me Çekinë dhe Gjeorgjinë.

Në konferencen për shtyp, Sylvinho ka folur për listën duke treguar edhe arsyet e grumbullimit të lojtarëve.

Në deklaratën e tij theksoi se Pajazitin mund ta përdorë në disa role në mesfushë, ndërsa tregoi edhe arsyen e mos grumbullimit të Bares, Manajt dhe Bares. Ndër të tjera foli edhe për Marvin Muçin, Indrit Tuçin dhe Albion Ademin.

“Lista? Atëherë ne kemi 3 lojtarë të dëmtuar. Manaj është dëmtuar dhe ka disa ndeshje që nuk luan.

E njëjta gjë ndodh me Berishën dhe Baren. Nuk donim të rrezikonim dhe në këtë mënyrë nuk i grumbulluam. Doktori ynë ka qenë në konktakt me ta për të mësuar gjendjen e tyre.
Pajaziti më pëlqen shumë si luan. Është një mesfushor që bën shumë role. Abrashi mund të japë akoma shumë për Kombëtaren. Muçi, Asllani dhe Bajrami janë të ri dhe kanë nevojë për eksperiencën e Gjimshitit, Ajetit dhe Abrashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat