Gullit: Morata, blerje e mrekullueshme

Futboll

Gullit: Morata, blerje e mrekullueshme

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:40
Ruud Gullit

Ish-futbollisti holandez i Milanit, Ruud Gullit në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’ mendon se transferimi i Alvaro Morata-s tek skuadra ‘Rossonere’ është një blerje e mrekullueshme.

Sulmuesi spanjoll gjatë afatit kalimtar të verës që lamë pas iu bashkua Milanit nga Atletico Madrid.

“Morata është një nënshkrim i mrekullueshëm, një sulmues që di të shënojë gola”, ka thënë Gullit.

“Ai është i aftë për të bërë gjera të mëdha.

Ai gjithmonë jep kontributin e tij.

Gjithmonë është i dobishëm dhe mund të zgjidhë shumë probleme në sulm”, ka theksuar ikona holandeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat