A do të riaktivizohet edhe KF Likova?

Futboll

A do të riaktivizohet edhe KF Likova?

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:42
KF Likova

Futbolli në anën e komunës së Likovës po gjallërohet çdo ditë e më shumë nga të rinjtë. Janë riaktivizuar klubet si: KF Opaja, KF Vllazërimi, KF Hotla dhe së fundmi KF Mateci, si dhe FC Lopati në komunën e Kumanovës.

Madje tani në stadiumin e fshatit Opajë po luhen miqësore.

Së shpejti do të nis edhe liga komunale?!

Ndërkohe, dashamirë të shumtë të futbollit po pyesin, nëse do të riaktivizohet edh KF Likova, një klub me traditë në këto anë. Dikur kanë garuar edhe në Ligën e Tretë të Maqedonisë - Veri. 

Ka plotë lojtarë të Likovës që luajnë në klube të ndryshme në Kumanovë dhe gjetiu.

Likova ka stadiumin, por i nevojitet pak investim. Po e presim reagimin e ish futbollistëve të këtij klubi, Aki Shukriu, Gazmend Bilalli, Taxhedin e Fadil Iseni e shumë të tjerë, që të ndërmarrin hapa për ringjalljen e KF Likova.

Likova ende ka rini dhe jemi të bindur se likovasit kudo që janë do ta mbështesin klubin e tyre..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat