Data 15 tetor është e veçantë për Xherdan Shaqirin

Futboll

Data 15 tetor është e veçantë për Xherdan Shaqirin

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:46
Xherdan Shaqiri

Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri, ka marrë ftesë nga Federata e Futbollit e Zvicrës.

Por jo për t’u paraqitur në fushë si futbollist. Shaqiri do të nderohet për karrierën e lavdishme te Zvicra.

Ceremonia përshëndetëse, Shaqirit i organizohet para ndeshjes të cilën Zvicra do ta zhvilloj në St. Gallen kundër Danimarkës më 15 tetor.

Shaqiri u pensionua nga kombëtarja helvetike pas Evropianit “Gjermania 2024”.

Para ndeshjes në shtëpi do të ketë një seancë stërvitore publike në St. Gallen. Xherdan Shaqiri do të nderohet para ndeshjes në Kybunpark”, shkruan “20 Minuten”.

Shaqiri kishte karrierë impresive me kombëtaren, ndërsa është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e fundit të mëdha, tre botërorë e tre evropianë. Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat