Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka folur në konferencë para mediave për grumbullimin e kuqezinjve për ndeshjet e muajit tetor në transfertë përballë Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Dy sfidat janë shumë të rëndësishme për ecurinë në grupin e Ligës së Kombeve.
“Të gjitha ndeshjet janë të vështirë, por këto dy transferta janë shumë të vështira.
Çekia ka një skuadër shumë të mirë, shumë fizike, por edhe teknike.
Na pret një ndeshje shumë e vështirë. Nuk do të jetë e lehtë, duhet të përgatitemi mirë”, ka thënë Silvinjo.