Brajan Gruda do të vesh fanellën e Gjermanisë U21

Futboll

Brajan Gruda do të vesh fanellën e Gjermanisë U21

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 12:16
Brajan Gruda

Kombëtarja e Gjermanisë në grupmoshat e reja U21 ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit tetor.

Trajneri Antonio di Salvo ka zbuluar listën me lojtarët që do luajnë ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Në këtë listë figuron edhe emri i lojtarit shqiptar, Brajan Gruda.

Gruda është në radarin e Shqipërisë dhe në media u raportua se është afër t’i bashkohet fanellës “kuqezi”.

Megjithatë, Gruda tashmë është ftuar nga trajneri Salvo për ndeshjet e tetorit me U21-shat.

Kujtojmë se Gruda tani është pjesë e Brajtonit në Premier Ligë dhe llogaritet si një prej lojtarëve të së ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat