Futbollisti i kombëtares së Gjermanisë, Jamal Musiala ka pësuar një lëndim dhe i nevojitet disa ditë pushim.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Bajern Munihut dhe lojtari do të mungoj gjatë këtij fundjavës për “bavarezët”.
Musiala gjithashtu është larguar edhe nga lista e trajnerit Julian Nagelsman te Gjermania për dy ndeshjet e tetorit.
Vendin e Musialas te Gjermania pritet ta zë futbollisti, Xhejmi Leveling.