Gjiganti katalunas po monitoron nga afër situatën e Alejandro Garnaços tek Mançester Junajted dhe sipas një raportimi nga “SunSport”, ‘Djajtë e Kuq’ tashmë janë vendosur nën një alarm pas fillimit të dobët të sezonit.
Sulmuesi argjentinas ka shkëlqyer gjatë sezonit 2023/2024 aty ku kontribuoi në 15 gola (10 gola, 5 asistime).
Përkundër paraqitjeve të tij të mira, 20-vjeçari e ka gjetur veten në bankën rezervë në sezonin e ri.
Ai ka luajtur titullar në vetëm tri nga nëntë ndeshjet që ka luajtur dhe mungesa e minutave ka rezultuar në thashetheme se ka mosmarrëveshje me trajnerin Erik Ten Hag. Barcelona beson se ata mund të kenë një mundësi në duart e tyre për të nënshkruar me sensacionin argjentinas.
Man. Junajted e vlerëson kartonin e tij rreth 50 milionë euro dhe blaugranasit nuk do të hezitonin të paguanin një shumë të tillë për një 20-vjeçar, i cili ka një potencial të madh..