Juventusi “peshkon” te Arsenali

Futboll

Juventusi “peshkon” te Arsenali

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 12:32
Arsenali

Raportimet nga Italia kanë bërë me dije se Juventusi do të përpiqet që të nënshkruajë me një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit. Disa nga objektivat e ‘Zonjës së Vjetër’ tashmë janë mësuar dhe ata janë Jakub Kivior, Jorrel Hato dhe Maxcene Lacroix.

Ylli i Juventusit, Gleison Bremer do të detyrohet t’i nënshtrohet operimit gjatë ditëve në vazhdim pas këputjes së ligamentit në ndeshjen ndaj Lajpcigut në Ligën e Kampionëve.

Disa raportime të ndryshme në Itali kanë sugjeruar se ‘Bianconerët’ nuk do të marrin një zëvendësim të tij para hapjes së afatit kalimtar të janarit, që do të thotë se ata nuk janë të interesuar për lojtarët që kanë mbetur pa klube.

Gazzetta dhe Tuttosport, sidoqoftë, kanë raportuar se Kristiano Xhiuntoli do të bëjë përpjekje që të nënshkruaj me një lojtar të tillë gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sipas raportimeve të tyre, Jakub Kiëior i Arsenalit është një opsion konkret për Juventusin pasi reprezentuesi polak më herët kishte luajtur nën urdhrat e Tiago Motës tek Spezia. Përveç Kivior, ata gjithashtu janë duke monitoruar me kujdes situatën e mbrojtësit të Ajaksit, Jorrel Hato si dhe atë të Maxcene Lacroix.

Një tjetër opsion për Juventusin është që ta rikthejë nga huazimi Tarik Muharemoviç, i cili momentalisht luan tek Sassuolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat