Mourinho: Me Fenerbahcen jam edhe më ambicioz, siç isha te Porto

Futboll

Mourinho: Me Fenerbahcen jam edhe më ambicioz, siç isha te Porto

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 12:33
Jose Mourinho

Jose Mourinho, i cili këtë sezon drejton ekipin e Fenerbahces në Turqi.

Trajneri 61-vjeçar u ndal tek mundësia për të arritur triumfin edhe me skuadrën turke, që nisi ta stërvitë në verë pas shkarkimit nga Roma.

“Fitova Ligën e Kampionëve me Porto 20 vjet më parë, por dy vjet më parë fitova Ligën e Konferencës me Romën.

Pra, nuk mund të thuash që 20 vjet më parë isha ambicioz dhe tani nuk jam më ambicioz.

Të jesh në Fenerbahcen më ka bërë të jem edhe më shumë ambicioz për të ardhmen”, tha Mourinho.

“Vet klubi është ambicioz edhe nëse kushtet për të arritur objektivat e tij janë jashtëzakonisht të vështira.

Kam të njëjtin zjarr, të njëjtën ambicie. Unë ende bëj gjërat e mia emocionale, ende marr kartonë të verdhë.

Përveç pamjes sime së jashtme, asgjë nuk ka ndryshuar,” tha mes tjerash trajneri portugez.

“Special One” e di se Fenerbahçe duhet të kapërcejë pengesa të vështira për të mund të përsërisë atë që ka bërë diku tjetër

“Fenerbahçe dëshiron të fitojë trofe. Në Turqi kemi kundërshtarë të mirë. Edhe në Ligën Europa niveli i kundërshtarëve është shumë i lartë. Ne kemi shtatë ndeshje për të marrë pikët që na duhen për t’u kualifikuar. Kur përqafon një klub, e përqafon atë me forcë. Nuk mund të them se është më e rëndësishme të fitosh kampionatin spanjoll me Real Madrid se sa kampionatin turk me Fenerbahçe. Nuk ka dallim. Nuk jam penduar që erdha këtu dhe jam i fokusuar në atë që duhet të bëj në klub,” tha në fund Murinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat