Enea Jorgji ishte arbitri kryesori i ndeshjes së Ligës së Konferencës, mes Heajdenhajmit dhe Olimpias, që u humb nga këto të fundit 2:1.
Ndeshje historike kjo për arbitrat shqiptarë, pasi e gjithë trupa e gjykimit te kjo ndeshje europiane ishte e përbërë prej tyre.
Enea Jorgji qëndronte kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentët e tij dhe Eldorjan Hamiti si arbitër i katërt.
Në VAR ndodheshin Kreshnik Barjamaj si përgjegjës dhe Juxhin Xhaja në VAR.
Ndeshja u vendos pikërisht me një penallti të akorduar nga Jorgji disa minuta para fundit. Luhej minuta e 83-të e ndeshjes në Gjermani, kur Vaner shënoi për 2 me 1, pasi gaboi fillimisht nga pika e bardhë.