Jorgji dhe 5 arbitra shqiptarë shkruajnë historinë në Europë

Futboll

Jorgji dhe 5 arbitra shqiptarë shkruajnë historinë në Europë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 12:35
Enea Jorgji në mes

Enea Jorgji ishte arbitri kryesori i ndeshjes së Ligës së Konferencës, mes Heajdenhajmit dhe Olimpias, që u humb nga këto të fundit 2:1.

Ndeshje historike kjo për arbitrat shqiptarë, pasi e gjithë trupa e gjykimit te kjo ndeshje europiane ishte e përbërë prej tyre.

Enea Jorgji qëndronte kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentët e tij dhe Eldorjan Hamiti si arbitër i katërt.

Në VAR ndodheshin Kreshnik Barjamaj si përgjegjës dhe Juxhin Xhaja në VAR.

Ndeshja u vendos pikërisht me një penallti të akorduar nga Jorgji disa minuta para fundit. Luhej minuta e 83-të e ndeshjes në Gjermani, kur Vaner shënoi për 2 me 1, pasi gaboi fillimisht nga pika e bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat