Capello, i impresionuar nga Juventusi

Futboll

Capello, i impresionuar nga Juventusi

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 13:38
Fabio Capello

Nga të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë të Champions League, këtë javë, njëra ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.

Fjala është për fitoren me përmbysje 3-2 e Juventusit të Thiago Motta ndaj Leipzig në “Red Bull Arena”. “Ishte një sukses absolut, le të mos i biem anash së vërtetës, – e nis komentin e dedikuar ish-trajneri Fabio Capello në edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport”. – Në Europë, guximi fiton, edhe nëse episodet (dhe një treshe arbitrash si ato) të vënë në vështirësi”.

Duke injoruar zgjedhjet e grupit të arbitrave për ndeshjen e Champions League, një gjë i bëri përshtypje komentuesit të “Sky Sport”: “

Kur Di Gregorio u përjashtua, në rezultatin 1-1, shumë trajnerë do të kishin futur një mbrojtës në lojë. Në vend të kësaj, Motta luajti kartën e Douglas Luiz, duke i dhënë një sinjal skuadrës së tij. Sinjali ishte i qartë: edhe pse me një lojtar më pak, jemi këtu për të luajtur futbollin tonë dhe për të marrë tri pikët”.

“Po, Juventusi po rritet, – garanton Capello, edhe nëse për momentin situata nuk është shumë e thjeshtë për shkak të dëmtimeve. – Mbetet të shihet se si do ta menaxhojë emergjencën e dëmtimeve trajneri Motta. Bremer do të jetë jashtë për muaj e muaj, Nico Gonzalez është ndalur në sulm, pas Milik”.

Megjithatë, jo gjithçka rrotullohet rreth Juventusit.

Në fakt, Capello u përqendrua edhe në rrugën e italianeve të tjera në Kupat e Europës: “Bologna shkoi në ‘Anfield’ pa qenë favorite, por duke luajtur në kushte të barabarta. Milani dominoi pjesën e dytë në Leverkusen; Interi dhe Atalanta fituan dhe bindën, përkatësisht me lojë të shkëlqyer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat