Calafiori lavdërohet nga Arteta

Futboll

Calafiori lavdërohet nga Arteta

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 13:38
Arteta

Mikel Arteta, trajneri i Arsenal, foli për mediat në prag të ndeshjes ndaj Southampton në Premier League.

Skuadra po kalon një moment të mirë në kampionat dhe Europë, kjo edhe falë paraqitjeve të mira të lojtarëve të rinj.

Një prej tyre është mbrojtësi italian Riccardo Calafiori, për të cilin Arteta thotë: “Ai ka aftësinë për të zënë hapësira të ndryshme dhe ndihet komod ë këtë gjë që bën. Kjo është arsyeja pse ne kemi nënshkruar me të”.

“Ai është një mbrojtës i madh dhe është vërtet i guximshëm.

Ai e do topin dhe është i lumtur që e merr atë në pozicione të ndryshme të fushës, pasi di se sit ë menaxhojë lojën me top.

Kishim nevojë për një lojtar të tillë në mbrojtje”, tha Arteta.

I ardhur këtë verë nga Bologna, mbrojtësi 22-vjeçar italian është aktivizuar në 4 ndeshje në Premier League, duke realizuar edhe një gol. Në total, ai ka veshur fanellën e “topçinjve” në 7 takime këtë sezon, duke bërë diferencën në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat