Ibrahimoviç i dhuron vetes një Ferrari të ri

Futboll

Ibrahimoviç i dhuron vetes një Ferrari të ri

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 14:15
Ferrari

Tani është pothuajse një takim i përhershëm.

Një dhuratë, një kënaqësi që Zlatan Ibrahimoviç i bën vetes çdo vit për ditëlindjen e tij, pra një makinë e re plot shkëlqim.

Këtë herë, ish-futbollisti që fryu 43 qirinj, ka vendosur “të surprizojë” veten me një supermakinë, Ferrari SF90 XX Spider, i cili shtohet në koleksionin e tij të  makinave.

“Gëzuar ditëlindjen Zlatan”. Teksti konciz nën postimin në të cilin drejtuesi i Milanit ndan imazhin e makinës së tij me një ngjyrë të zezë dhe detaje të kuqe. I prodhuar në vetëm 599 copë, SF90 XX Spider mburret me një motor hibrid 1030, një V8 me turbo dyfishtë dhe tre motorë elektrikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat