Harry Kane kritikohet hapur në Gjermani

Futboll

Harry Kane kritikohet hapur në Gjermani

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 15:06
Kane

Çështja e Harry Kane i prek të gjithë në Gjermani, veçanërisht pasi ka përjetuar një sezon si ai i fundit, i cili ishte dështim pothuajse në të gjitha frontet.

Pritet shumë nga sulmuesi anglez, por, pavarësisht se golat vijnë si zakonisht, jo të gjithë janë të kënaqur me paraqitjet e tij. Më shumë se një herë është akuzuar si i padukshëm në fushë, në ndeshjet që kanë rëndësi, dhe se nuk shënon dot ndaj kundërshtarëve me nivel të lartë.

Janë vërejtje këto që iu bënë në disa raste, pavarësisht se Bayern Munich ka luajtur shumë pak përplasje direkte me pretendentët në garat ku merr pjesë këtë sezon. Kane ka shënuar tashmë 10 gola në 8 ndeshje, në të gjitha garat, një mesatare e denjë për titullin e sulmuesit më të mirë, por ka ende diçka që nuk i bind tifozët dhe profesionistët në Gjermani.

Dy ndeshjet e marra si referencë për ta mbështetur këtë tezë janë ato kundër Bayer Leverkusen në kampionat dhe e Champions League, e humbur kundër Aston Villa. Padyshim që sulmuesi anglezi startoi në të dyja ndeshjet, por nuk shënoi dot asnjë gol dhe mori vetëm një pikë, rezultat i barazimit ndaj rivalëve kampionë në Bundesligë. Kaq mjafton për të vënë në pikëpyetje investimin 100 milionë eurosh të bavarezëve.

Për shumë, Kane shëtit fanellën nëpër fushë në ndeshje të rëndësishme, ku nuk ka shënuar asnjë gol deri më tani. Pra, nuk arrin të ndikojë kur skuadra ka nevojë për të. Në “Sky Germany”, ish-futbollisti gjerman Dietmar Hamann ishte shumë i ashpër me të, duke përdorur një frazë që kritikon fillimin e sezonit: “Kane nuk u ble për të shënuar një ‘hat-trick’ kundër Darmstadt. Ai u ble për të shënuar kundër Leverkusen dhe Aston Villa, për të shënuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”.

Një situatë që mund t’i krijojë shumë probleme Kane në të ardhmen, nëse kjo mungesë golash ndaj skuadrave të mëdha vazhdon edhe më gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat