Edlir Tetova: Skënderbeu na lejon të luajmë bukur

Futboll

Edlir Tetova: Skënderbeu na lejon të luajmë bukur

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 15:47
Edlir Tetova

Egnatia do të udhëtojë në Korçë për të sfiduar Skënderbeun në kuadër të javës së 8-të të Superiores. Sfidë që do të luhet ditën e nesërme në orën 19:00.

Para kësaj sfide ka folur në konferencen për shtyp Edlir Tetova. Timonieri i rrogozhinasve ka theksuar se ekipi është gati për t’u përballur me korçarët dhe de ka punuar shumë sidomos me repartin e mbrojtjes.

“Gjendja e skuadrës? Lamë pas një javë me shumë dëmtime. Është rikthyer Dylis dhe na mungon Ahmetaj. Gjithsej kam 3 mungesa dhe të gjithë lojtarët që kam të gatshëm do të japin më të mirën e tyre.

Skënderbeu? Mendoj se kampionati i kaluar është i shkuar, ne tani jemi në një tjetër kampionat. Një ndeshje e vështirë, por do të jetë edhe e bukur. Skënderbeu është një skuadër që të lejon të luash futboll.

A e keni analizuar humbjen me Partizanin? E kemi analizuar këtë ndeshje, kemi nxjerrë edhe gabimet dhe nuk do të përsëriten në sfidat e ardhshme.

Vendi i 4, alarm apo diçka normale? Luhatjet janë normale, për shkak të organikës. Nga janari e deri tani kemi patur shumë ndryshime. Të gjithë lojtarëve iu duhet ende shumë kohë, por besoj shumë shpejt do të vijnë në formën e duhur.

Formacioni ndaj Skënderbeut? Pak a shumë e kam të qartë. Do ketë edhe ndryshime, por duhet të presim ditën e ndeshjes.

Kemi punuar sidomos me 3-shen e sulmit dhe duhet të shikojmë në fushë se çfarë kemi arritur të bëjmë gjatë këtyre ditëve.

Shënimi i golave i njëjtë me fazën e parë të sezonit të kaluar, por janë pësuar më shumë? Do të kemi kujdes të madh nesër. 3 mungesa në mbrojtje janë shumë dhe jemi treguar të kudesshëm dhe kemi marrë masat e duhura për të mos pësuar.

Rivalët? Është shumë shpejt, janë shumë skuadra në krye. Ka edhe shumë ndeshje përpara, por mendoj se sinjalet e para janë dhënë”, përfundoi Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat