Skënderbeu thirrje tifozëve: Bashkë jemi më të fortë

Futboll

Skënderbeu thirrje tifozëve: Bashkë jemi më të fortë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 15:52
Skënderbeu

Skënderbeu – Egnatia është një nga ndeshjet më interesante të javës së 8-të të Superiores. Duel ky që do të luhet në Korcë ditën e nesërme në orën 19:00.

Korçarët vijnë pas humbjes me Tiranën dhe ndaj kampionëve nuk dëshirojnë më hapa “fals”, pasi në të kundërt do të rrezikonin shumë në klasifikim. për këtë takim klubi padiksutim kërkon edhe mbështetjen e tifozëve për t’u rikthyer te fitorja.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi bën thirrje që ditën e nesërme të jenë sa më të shumtë në numër dhe së bashku janë më të fortë.

“Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!.

Bashkë më të fortë!

Bashkë ia dalim!”, thuhet në postimin e klubit korçarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat