Sot është hedhur shorti për të tetën e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Shkëndija e Tetovës do të përballet me Shkëndijen e Haraçinës, skuadra që në vitet e 90-ta ishin rival të mëdhenj.
Tetë skuadra shqiptare janë në garë për Kupë: Shkëndija e Tetovës, Shkëndija e Haraçinës, Besa e Dobërdollit, Gostivari, Struga Trim Lum, Shkupi, Voska Sport e Ohrit dhe Arsimi i Çegranit.
Ndeshjet do të luhen më 23 tetor të vitit 2024 në orën 14:00.
Ballafaqimet
AP Brera-Besa
Vardari-Tikveshi
Gostivari-Bregallnica
Pelisteri-Detonit
Shkëndija Tetovë - Shkëndija Haraçinë
Struga TL -Makedonija Gj.P.
Sileksi-Shkupi
Arsimi-Voska