Shkëndija e kënaqur me short: Përballemi në një ndeshje zyrtare me vëllezërit tanë nga Haraçina

Futboll

Shkëndija e kënaqur me short: Përballemi në një ndeshje zyrtare me vëllezërit tanë nga Haraçina

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 16:13
Logp e Shkëndijës

Skuadra e Shkëndijes së Tetovës është e kënaqur me short, e cila pa shumë viteve do të përballet me rivalin e përbetuar gjatë viteve të 90-ta, Shkëndijen e Haraçinës.

Shkëndija e Tetovës është favorit në të tetën e finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Haraçinasit garojnë në Ligën e Tretë dhe pretendojnë hyrjen në rang më të lartë të garave.  

“Pas shumë viteve pauzë, kemi kënaqësinë që do të përballemi në një ndeshje zyrtare me vëllezërit tanë nga Haraçina e Shkupit.
Shkëndija përballë Shkëndijës! Ky është epilogu i shortit të sotëm për dyshet e 1/8 së finales së Kupës së vendit tonë.

Goglat e shortit vendosën që pas shumë viteve pauzë, të përballemi në një ndeshje zyrtare me vëllezërit tanë nga Haraçina e Shkupit. Dy skuadrat në vitet e 90-ta ishin ndër ekipet më të forta të Ligës së Dytë, përballjet mes veti ishin derbi të vërtetë, ndërsa shpesh kanë prodhuar duele të paharruara që grumbullonin numër të madh të spektatorëve qoftë në Tetovë, apo Haraçinë e Hasanbeg.

Fatkeqësisht haraçinasit do të shihnin veten në vështirësi pas ngjarjeve në vendin tonë dhe klubi disa vite pauzoi për tu kthyer vite më parë, tani garojnë në Ligën e Tretë e që ngadalë duket se po ngriten aty ku e ka vendin.

Në fazën paraprake të Kupës ishin senzacioni i raundit, duke eliminuar Rabotniçkin e Shkupit me fitore 2:0 në Hasanbeg. Shkëndija jonë kaloi me lehtësi pasi përballë kishim ekipin modest të Jeni Maales së Manastirit (fituam 5:0).

Dueli i vlefshëm për 1/8 e finales së Kupës ndërmjet dy Shkëndijave do të luhet në Tetovë më 23 tetor me fillim në orën 14:00 dhe ne si klub presim të jetë një festë e vërtetë e futbollit, pavarësisht se në terren secila skuadër do të kërkojë kualifikimin”, ka njoftuar Shkëndija e Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat