Ecuria e Realit

Futboll

Ecuria e Realit

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 16:17
Reali

Sezonin e kaluar Madridit iu deshën 15 ndeshje për të regjistruar katër humbje jashtë shtëpisë.

Edhe pse skuadra e Ançelotit nuk arriti të merrte më shumë se tri fitore radhazi larg “Bernabéu”-t gjatë gjithë sezonit, fushata filloi me tri fitore radhazi përpara humbjes në “Metropolitano”.

Në dhjetë ndeshjet pasuese, kampionët eventualë të Ligës dhe Ligës së Kampionëve fituan tetë dhe barazuan vetëm dy. Reali e përfundoi sezonin duke fituar 18 nga 26 ndeshjet jashtë fushës së vet, dy të tretat e vizitave të tij.

Në këtë fillim gjërat duken ndryshe. Ata kanë mundur të fitojnë vetëm një nga pesë ndeshjet e tyre të para(pa llogaritur Superkupën e Evropës, të luajtur në një fushë neutrale), larg “Bernabéu”-t ku kanë bërë më të mirën e tyre: pesë ndeshje, pesë fitore.

Një Madrid si nata dhe dita… Një nga dobësitë e Madridit jashtë fushe ka qenë mbrojtja. Ai ka arritur të ruajë portën e paprekur vetëm në San Sebastian, në atë ndeshje ku u shpëtua tre herë nga shtylla. Një vit më parë, në pesë daljet e tij të para ai arriti të kthehej pa pësuar, madje në stadiume delikate si “San Mamés” (Bilbao), “Balaídos” (Vigo) apo “Montilivi” (Girona).

Për të gjetur një fillim kaq të keq të sezonit si vizitor, duhet të kthehemi në sezonin 2018- 2019, kur skuadra e Lopeteguit kishte një fitore, një barazim dhe tre humbje në pesë ndeshjet e para jashtë fushe. Reali i asokohe pësoi pesë humbje në shtatë të parat, deri në “El Clasico”, që përshpejtoi shkarkimin e trajnerit. Ky sezon është fillimi i dytë më i keq i Madridit si vizitor në 12 vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat