Partizani mendon për të ardhmen

Futboll

Partizani mendon për të ardhmen

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 16:23
Pamje nga një ndeshje

Shkodra ka qenë gjithmonë një fidanishte për mbarë Shqipërinë përsa i përket sportistëve të cilët kanë shkëlqyer jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe ndërkombëtar.

Patjetër në këta sportistë, ata që shpesh përmenden janë futbollistët që kanë lënë gjurmën e tyre brez pas brezi. E Shkodra është e para gjithmonë përsa i përket sportit të futbollit.

Talente të panumërt ndër vite që kanë bërë emër kanë dalë nga krye qendra e veriut. Dhe patjetër edhe në vitet e dekadat e fundit ka dhuruar emra prestigjozë të futbollit. I radhës duket se është Nebi Qokthi.

Futbollisti shkodran, i cili prej dy sezonesh është pjesë e Partizanit, është shndërruar në lojtarin kryesor të të kuqve në moshat U-19.

I ditëlindjes 16.08.2006, pra vetëm 18 vjeç ku i ka mbushur para më pak se dy muajsh, Qokthi ka rënë në syrin e “demave” të kuq.

Së fundmi lojtari i cili aktivizohet si sulmues i majtë kryesisht, por që mbulon edhe rolin e mesfushorit pas sulmuesit apo edhe atë të sulmuesit kryesor është bërë pjesë e stërvitjeve të ekipit të parë. Trajneri Veslinoviç dhe stafi i tij kanë vlerësuar potencialin e shkodranit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat