Dabiqaj: Nuk kemi çfarë të flasim për këtë derbi

Futboll

Dabiqaj: Nuk kemi çfarë të flasim për këtë derbi

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 16:30
Albert Dabiqaj

Albert Dabiqaj ka folur para ndeshjes derbi në mes të Dritës dhe Gjilanit.

Mesfushori qëndror ishte pjesë e dy skuadrave, ku vitin e kaluar ishte dalur nga ‘Skifterat’ te ‘Intelektualët’.

Para ndeshjes më të madhe në vend ‘El Anamorava’, Dabi foli për mediat lokale në Gjilan

”Nuk kemi çfarë të flasim për këtë derbi, dihet se sa e madhe është kjo ndeshje, por për ne te Drita fokusi kryesor mbetet vetëm titulli kampion, lojtarët që kanë luajtur në dy skuadrat gjilanase e përjetojnë më ndryshe por ky është futbolli, dallimi në mes të Dritës dhe Gjilanit janë titujt” tha Albert Dabiqaj

Nesër me fillim nga ora 15:00, në fushën me bari sintetik zhvillohet derbi Drita – Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat