Kafshoi kundërshtarin në qafë, lojtari merr dënim të rëndë

Futboll

Kafshoi kundërshtarin në qafë, lojtari merr dënim të rëndë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 16:33
Pamje

Ylli i Preston North End, Millutin Osmajiq, ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e Futbollit të Anglisë pasi ka pranuar akuzën për sjellje të dhunshme gjatë barazimit 0-0 ndaj Blackburn Rovers.

Incidenti ndodhi në fazën e fundit të pjesës së dytë, menjëherë pasi lojtari i Blackburnit, Owen Beck, e goditi mesfushorin e Prestonit, Duane Holmes.

Osmajiq më pas e kapi mbrojtësin, i cili është në huazim nga Liverpooli dhe nga pamjet u shfaq se e kafshoi atë prapa qafës.

Përfaqësuesi i Malit të Zi më pas ishte akuzuar nga Federata e Futbollit të Anglisë për sjellje të dhunshme pas kafshimit të lojtarit kundërshtar.

Teksa FA nuk kishte vendosur ende një dënim formal pasi sipas rregullave të tyre Osmajic ishte i lirë që të vazhdonte të luante dhe shënoi dy gola në fitoren me rezultat 3-0 ndaj Watfordit të mërkurën.

Tani, Federata e Futbollit të Anglisë ka njoftuar se sulmuesit i është dhënë një dënim prej tetë ndeshjesh pezullim me efekt të menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat