Ferizaj rikthehet në binarë, në rrugën e fitoreve.
Fitore që vjen pas pesë humbjeve rresht dhe rikthejnë buzëqeshjen e kryetrajnerit Arsim Abazi.
Skuadra e Ferizaj ka shënuar fitore para shikuesve të vet me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës.
Pjesa e parë e bëri të qartë se pikët do të mbesin në Ferizaj.
Futbollisti Abdeen Abdul shënoi në minutën e 21-të, 1:0.
Në fund të pjesës së parë (45+3’) Edon Sadriu thelloi epërsinë në 2:0.
Mysafirët shënuan në minutën e 82-të përmes Altin Merlakut dhe ngushtuan humbjen në 2:1.
Pas javës së tetë të elitës së futbollit të Kosovës, Ferizaj ngritet në vend të tetë me 7 pikë e Dukagjini bie në pozitën e parafundit (i nënti) me 6.