Ferizaj i kthehet fitoreve! Arsim Abazi buzëqesh, Ismet Munishi kokulur 

Futboll

Ferizaj i kthehet fitoreve! Arsim Abazi buzëqesh, Ismet Munishi kokulur 

Nga: K. Goca Më: 4 tetor 2024 Në ora: 16:54
Ferizaj feston

Ferizaj rikthehet në binarë, në rrugën e fitoreve. 

Fitore që vjen pas pesë humbjeve rresht dhe rikthejnë buzëqeshjen e kryetrajnerit Arsim Abazi.

Skuadra e Ferizaj ka shënuar fitore para shikuesve të vet me rezultat 2:1 ndaj Dukagjinit të Klinës.

Pjesa e parë e bëri të qartë se pikët do të mbesin në Ferizaj.

Futbollisti Abdeen Abdul shënoi në minutën e 21-të, 1:0.

Në fund të pjesës së parë (45+3’) Edon Sadriu thelloi epërsinë në 2:0.

Mysafirët shënuan në minutën e 82-të përmes Altin Merlakut dhe ngushtuan humbjen në 2:1.

Pas javës së tetë të elitës së futbollit të Kosovës, Ferizaj ngritet në vend të tetë me 7 pikë e Dukagjini bie në pozitën e parafundit (i nënti) me 6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat