Futbollistët kërkojnë falje për thyerjen e rregullave në kombëtaren e Kosovës.
Letra e futbollistëve është publikuar të cilët kanë kërkuar falje.
“Në listën e Fodës janë edhe tre futbollistët që në grumbullimin e kaluar u liruan para ndeshjes me Qipron, për shkak të shkeljes së rregullave, Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Arijanet Muric.
Letra - kërkim falja e lojtarëve
Paraprakisht këta të fundit kanë bërë një shkresë të kërkimfaljes ndaj përzgjedhësit, futbollistëve, federatës dhe tifozëve për mosrespektimin e rregullave, duke u shprehur se në të ardhmen do të japin më të mirën për shtetin e tyre”, thuhet nga FFK.
"“Po u drejtohem me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar.
Për këtë ne duam t’i kërkojmë falje trajnerit, bashkëlojtarëve, federatës dhe tifozëve.
Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmen”, thuhet në letrën e kërkim-faljes.
Foda i ka ftuar në klombëtare për ndeshjet e tetorit.