Arteta: Vetëm një lojtar në histori ka ndryshuar

Futboll

Arteta: Vetëm një lojtar në histori ka ndryshuar

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 17:19
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka zgjedhur të preferuarin e tij.

Jo tek Arsenali, por në historinë e futbollit. Sipas tij, Ronaldinho është lojtari i vetëm në histori i cili ka ndryshuar rrjedhën e dy klubeve.

Ronaldinho ka shkruar historinë te dy skuadra, PSG dhe Barcelona. Impakti i tij në Barcelonë dhe Paris ka qenë i jashtëzakonshë.

Arteta ka luajtur me brazilianin te PSG-ja dhe është 100% i bindur se impakti i këtij të fundit në Paris ka qenë fenomenal, ashtu si në Camp Nou.

“Më besoni, e kam parë me sytë e mi dhe e di se Ronaldinho ishte talent i rrallë .

Ai është futbollisti i vetëm në histori që ka transformuar dy klube. E bëri në Paris, e bëri edhe te Barcelona. Ai kishte shumë energji”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat