Tjetër lajm i keq te Bayern!

Futboll

Tjetër lajm i keq te Bayern!

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 17:21
Pamje nga një ndeshje

Bayern merr lajme të këqija.

Sikur të mos mjaftonte humbja me Aston Villa në Champions League, bavarezët do të kenë një mungesë kryesore në ndeshjen e fundjavës me Eintracht Frankfurt.

Para sfidës të së dielës, Bayerni është njoftuar se ylli i skuadrës, Musiala, ka probleme fizike për shkak të një dëmtimi në ije dhe do të mbetet jashtë për një afat ende të papërcaktuar nga stafi mjekësor.

Pas këtij lajmi, Musiala është tërhequr edhe nga grumbullimi i kombëtares gjermane për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Bosnje Hercegovinës dhe Holandës.

Trajneri Julian Nagelsmann ka vendosur ta zëvendësojë me lojtarin e Stuttgart, Jamie Leweling.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat