Shaipi, prurja e re e Kosovës! Kjo është gjatësia e tij

Futboll

Shaipi, prurja e re e Kosovës! Kjo është gjatësia e tij

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 17:38
Shaipi

Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka sjellur një risi në listën e Kosovës.

Bëhet fjalë për Amir Shaipin, portierin e Luganos, i cili nga tetori do të jetë “dardan”.

Shaipi është i lindur më 8 korrik 2000 në Schaffhausen të Zvicrës, aty ku edhe mori hapat e parë si futbollist.

24-vjeçari u rrit në akademinë e Schaffhausen, derisa periudha të shkurtëra kaloi edhe te Ëinterthur U21 e Grasshoper U21, deri te kalimi i tij te ekipi i parë i Schaffhausen.

Gjatë këtij sezoni të ri futbollistik, “dardani” i ri është paraqitur në 15 ndeshje me Luganon në të gjitha garat, duke mbajtur portën e paprekur në tri raste, teksa ka pësuar 25 gola.

Vlera e tij në treg kap shifrën e 2.80 milionë eurove, sipas “Transfermarkt”.

Portieri i gjatë 1.94 metra ka kontratë me Luganon deri në vitin 2026.

Kosova këtë muaj luan ndaj Lituanisë më 12 tetor si mysafire dhe ndaj Qipros më 15 tetor si vendase në “Fadil Vokrri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat