Sylvinho bezdiset nga pyetjet për Muçin

Futboll

Sylvinho bezdiset nga pyetjet për Muçin

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 18:21
Sylvinho

Sylvinho sot ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e kombëtares shqiptare gjatë tetorit në Nations League.

Pajaziti është i ftuar për herë të parë, ndërkohë që rikthehen Muçi, Daku dhe Uzuni.

Gazetarët i bënë shumë pyetje teknikut dhe kryesisht me emra dhe mbiemra, pra për lojtarë specifikë të kombëtares.

“Manaj? Mungon sepse u dëmtua dhe nuk luajti më. Nuk duam të rrezikojmë me të. Janë dëmtuar edhe Berisha dhe Keidi Bare. Për Keidin jam informuar me saktësi nga klubi i tij”.

I pyetur për Muçin dhe sidomos pse nuk e konsideron si lojtar që meriton minuta, Sylvinho u përgjigj me diplomaci: “Për të ka rrugë të bukur përpara. Kur një lojtar ndryshon klub, ndryshon jetën dhe shtetin, prandaj duhet përshtatje. Kam vetë një fjalë: durim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat